Rreth nesh

Sistemi Elettrici Albania Sh.p.k. lindi nga eksperienca shumevjecare e titullarit te saj, Luca d’Ambrosio ne tregun italian dhe ate nderkombetar; nje eksperience e gjithanshme ne boten elektrike, nga sektori civil ne ate industrial.

Titullari, qe ne vitet e para te aktivitetit te tij, shfaqi pasionin e lindur dhe kuptueshmerine e botes elektrike, nje kapacitet te lart te zgjidhjes se problemeve, nje vemendje speciale per inovacionin dhe kufijte e rinj te elektricitetit. Duke trajtuar kryesisht makinerite e medha per perpunimin e metaleve si betoniere, shirita transportues dhe makineri te specializuara ne perthyerjen e fleteve metakile, ai thellon njohurite e tij ne kuadristik dhe ne makinerite ne teresi. Ai punon edhe me teknologjite e reja robotike, si krahet robot, dhe energjitike si panele diellore dhe impiantet e prodhimit te energjise prej eres.
Per te pasur njohurite e plota, ai nisi te ndiqte edhe pjesen e projektimit te sistemeve, PLC dhe automatizimin industrial.
Fale ketij know-how te rendesishem dhe shume te cmuar, shoqeria Sistemi Elettrici Albania eshte ne gjendje te ofroje sherbime te plota, nga projektimi ne realizimin, montimin, cmontimin dhe kolaudimin, modifikimin, gjetjen e zgjidhjeve optimale, per cdo sistem.
Ne sektorin industrial projektojme dhe prodhojme pajisje per makinerite, sisteme per kapanone dhe sisteme te vecanta per shoqeri qe operojne ne fushen e mjeksise, arsimit, sportit dhe qytetarise.
Ne sektorin civil projektojme dhe realizojme sisteme per apartamente, shtepi dhe godina banimi, sisteme kunder vjedhjes dhe te vezhgimit, sisteme kondicionimi dhe panele diellore, sisteme automatizimi ne shtepi.
Ne vazhdim do te gjeni nje panorame te puneve me te rendesishme te kryera nga titullari ne Itali dhe jashte saj, qe i kane mundesuar keto njohuri.




Realizimi i pjeses elektrike te makinerive te specializuara ne perthyerjen e fleteve metakile per prodhimin e parmakeve dhe makinave akoma me komplekse per realizimin e paneleve metalik te izoluar; nga kuadri dhe deri ne brendesi per shoqerine S.V.M. srl Desio (Milano).




Realizimi i pjeses elektrike per shiritat trasportues te gomuar te perdorur ne sistemet e transportit per gomat (Michelin, Bridgestone, Goodyear, Pirelli etj.)




Projektim dhe zhvillim pjeseve per betoniere




Mirembajtje e zakonshme dhe e jashtezakonshme e makinave te prodhimit per fabriken e Varese-s, te nderkombetares SKF.
Mirembajtje e zakonshme dhe zgjerim i nderteses industriale, si fabrika e Irca di Vergiate (VA).

 



Realizimi i pjeses elektrike te makinerive plastike per perpunimin ne nxehtesi; nga kuadri ne brendesi te makinerive per shoqerine STA Tecnology srl ne Parabiago (Milano)




Makineri per filamentin e materialeve plastike te perdorura per prodhimin e kabujve elektrik




Krahet robotik te llojeve te ndryshme te prodhuara per shoqerine BAI srl ne Castiglione Olona (VA)




Realizimi i pjeses elektrike te furrave per trajtimin e mermerit ose te hekurit.




Realizimi i pjeses elektrike te furrave 1000 °C per perpunimin e hekurit